Politikë

Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit: Shpirti i ndritur i këtij shërbëtori të pakursyer ndaj Zotit...

Shkruar nga Liberale
Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Në reagimin e tij, Berisha vlerësoi lart kontributin e Janullatosit në rikthimin e lavdisë së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë pas periudhës së errët të diktaturës komuniste.

Njoftimi i plotë i Berishës:

“Të dashur miq,

Dielli perëndoi përgjithmonë për Fortlumturinë e tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasios Janullatos.

Sot, me nderim dhe respekt të veçantë, shpreh vlerësimin tim më të madh për kontributin e pavdekshëm të Fortlumturisë së tij në ringjalljen nga shkrumbi i diktaturës komuniste të Kishës Autoqefale të Shqipërisë.

Unë gjithashtu shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, Kishës Ortodokse Autoqefale dhe mbarë ortodoksëve të Shqipërisë dhe i lutem Zotit, së bashku me ta, që shpirti i ndritur i këtij shërbëtori të pakursyer të Kishës dhe Zotit të gjejë paqen e amshuar.”

Mesazhi i Berishës vjen në një moment kur figura e Kryepeshkopit Janullatos kujtohet me nderime për rolin dhe dedikimin e tij ndaj komunitetit dhe besimit ortodoks në Shqipëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH