Politikë

Beleri flet pas takimit me presidenten e PE-së, Metsola: Ja çfarë pashë në fytyrën e saj?

Shkruar nga Liberale

Beleri flet pas takimit me presidenten e PE-së, Metsola: Ja

Fredi Beleri teksa mori pesë ditë leje nga autoritetet e burgjeve shqiptare është takuar sot në Strasburg me presidenten e rizgjedhur të Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Në Strasburg këtë javë po mbahet seanca e parë plenare e Dhomës së Përfaqësuesve, me përbërjen e re.

Beleri e ka përshkruar me fjalë të mëdha këtë takim, duke thënë se do t’i qëndrojë pranë saj gjatë gjithë mandatit.

“Përkrahja e saj gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë e pandarë dhe e falënderoj nga zemra. Në fytyrën e saj pashë vërtet se çfarë do të thotë Evropa. Europa është Demokraci, Sundimi i Ligjit dhe mbi të gjitha Liri, do të jem pranë saj gjatë gjithë mandatit të saj”, shkruan Beleri në rrjetet sociale.

Beleri flet pas takimit me presidenten e PE-së, Metsola: Ja

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH