Politikë

Basha dhe deputetët e tij shkojnë 1 orë para në Kuvend, çfarë pritet të ndodhë sot në seancë?

Shkruar nga Liberale
Basha dhe deputetët e tij shkojnë 1 orë para në Kuvend,

 

Teksa ende nuk ka nisur zyrtarisht seanca plenare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe disa deputetë demokratë kanë zgjedhur që të shkojë herët në Kuvend.

Basha është parë të shkojë shumë më herët në Kuvend, nën shoqërinë e deputetëve të grupit parlamentar demokrat, ndoshta si një taktikë për t’iu shmangur tensioneve që mund të nisë pjesa tjetër e opozitës jashtë Kuvendit dhe në sallë.

Kuvendi ka në plan të mblidhet sot në një seancë plenare, ku pritet që aksioni opozitar të vijojë dhe seanca të mos zhvillohet normalisht.

Tensionet pritet të rriten edhe për shkak të numrit të lartë të deputetëve të PD, të përjashtuar, ku me shtimin e katër emrave për të cilët Sekretariati i etikës mori dje vendimin për përjashtimin, numri i tyre shkon në 19. “Etika” morri dje vendimin që deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka të përjashtohen nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 20 ditë. Ndërkohë për deputetin Gazment Bardhi masa disiplinore ishte 10 ditë.

Ndërkohë ditën e sotme pritet të kalojë në Kuvend disa drafte të rëndësishme, siç është ai për rikthimin e basteve sportive dhe ligji për dekoratat, drafti i të cilit u kthye nga presidenti Begaj për rishikim pasi qeveria synonte që t’i hiqte atij të drejtën e dhënies së dekoratave.

Ishte parashikuar që të votohej edhe marrëveshja me Italinë për emigrantët, por kjo nuk u përfshi në rendin e ditës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH