Politikë

Bardhi flet pas mbledhjes së grupit parlamentar: Do të vijojë aksioni më Parlament (Çfarë deklaroi për amnistinë)

Shkruar nga Liberale

Bardhi flet pas mbledhjes së grupit parlamentar: Do të

Deputeti Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar. Ai ka thënë para gazetarëve se aksioni parlamentar do të vijojë. 

“Amnistia është kthyer në akt tërësisht jo transparent ku secili në mënyrë të fshehtë dhe larg vëmendjes shton dhe heq sipas interesit të tij, prej muajsh jemi në një aksion dhe ky aksion do të vijojë, një akt humanizmi i Kuvendit, duhet të qëndrojë larg sherrnajave. Sikur kolegë kanë kërkuar shfuqizimin e nenit5 pika 2. Nuk është i publikuar versioni zyrtar se kush është versioni final i amnistisë, nuk dua të jap konkluzione”, tha Bardhi. 

Sa i përket amnistisë penale, deputeti demokrat nuk dha një përgjigje përfundimtare nëse do ta votonte apo jo nesër në Kuvend, të cilën e cilësoi një akt tërësisht jo transparent.

"Nuk e kemi versionin zyrtar, se kush është versioni final. Këta ftojnë nesër deputetë të votojnë, ndërkohë që nuk dihet se kush është drafti final i amnistisë”, u shpreh ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH