Politikë

Balluku thirrje qytetarëve nga Fieri: Mos e çoni dëm votën tuaj, është përgjegjësi e madhe!

Shkruar nga Liberale
Balluku thirrje qytetarëve nga Fieri: Mos e çoni dëm votën

Zëvendës Kryeministrja dhe njëherazi ministrja e infrastrukturës dhe energjetikës, Belinda Balluku shkoi Fier ku ka ushtruar të drejtën e votës.

Balluku foli për mediat pas votimit duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos e çojnë dëm votën e tyre.

“Përshëndetje të gjithëve! Do i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të përdorin votën e tyre për të votuar sot e të mos e çojnë dëm pasi është një përgjegjësi qytetare e cila duhet ushtruar në një sistem demokratik siç është Shqipëria dhe në të gjithë aspiratën tonë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian”,-tha Balluku.

Balluku u shoqërua në qendrën e votimit nga djali i saj, i cili voton për herë të parë.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH