Politikë

"A pihet kafja në Angli, më thoni?"/ Rama thirrje emigrantëve: Kthehuni këtu! Askund tjetër nuk e gjeni...

Shkruar nga Liberale
"A pihet kafja në Angli, më thoni?"/ Rama thirrje

Kryeministri Edi Rama ka ftuar emigrantët shqiptarë në Britani të kthehen në atdhe, duke i bërë një thirrje për të shijuar një kafe siç duhet në Shqipëri.

Ai u shpreh me nota humori: “A pihet kafja në Angli siç pihet këtu?”

Kryeministri theksoi se Shqipëria ofron një përvojë të veçantë, një ndjenjë që ai e ka kuptuar më mirë kur është kthyer në vendin e tij, një përvojë që nuk mund ta gjesh askund tjetër.

Rama: Se ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer e merrni vesh ju. Hajdeni mër, kthehuni mër.

Për hir të vetes, kthehuni të pini një kafe tamam, a pihet kafja në Angli më thuaj mua?!

 E para verën nuk e pi 33 mijë euro se është estradë fare kjo, e shijoj vetëm me miqtë, nuk ulem të pi verë. Kur jam me miq, sidomos kur janë miq të huaj që vijnë, e shijoj, por krejt qetë dmth.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH