Politikë

7 mandatet e PS-së nga lista e hapur për Tiranën, ja më të VOTUARIT? Majko dhe ish-ministrat që rrezikojnë

Shkruar nga Liberale

7 mandatet e PS-së nga lista e hapur për Tiranën, ja më

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 101 nga 1282 kuti votimi.

Votat preferenciale në Tiranë, kryesojnë Gonxhja, Xhafaj, Rakipi dhe Alimehmeti! Tabaku në garë me Lorenca Hoxhën. Jashtë Kuvendit Majko, Meta dhe Qori

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 101 nga 1282 kuti votimi.

PS-ja ka marrë 19 mandate, çka do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur.

Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për Erion Braçen, ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Antonela Dedejn dhe Anila Denajn.

Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.

7 mandatet e PS nga lista e hapur

Blendi Gonxhja     5186

Fatmir Xhafaj      1975

Ornaldo Rakipi   1176

Erion Braçe          1029

Ervin Hoxha       773

Antonela Dedej  475

Anila Denaj         423

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH