Politikë

" Na lanë qëllimisht me Metën në një sallë", Kryemadhi flet e irrituar pas daljes nga GJKKO: Ku kanë b*thë ata me fol pa lejen e Ramës...

Shkruar nga Liberale

" Na lanë qëllimisht me Metën në një

Deputetja e PL Monika Kryemadhi pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, në një prononcim për mediet, u shpreh se gjyqtarët i lanë vetëm 3 orë kohë për të parë të gjitha provat.

Ajo u  shpreh se u provokua, pasi u vendos në të njëjtën sallë me Ilir Metën, ndërsa shtoi se komunikimi i masës së sigurisë është individuale dhe jo në grup.

Mes të tjerash Kryemadhi tha se Gjykata dhe Prokuroria kanë shkelur kodin për nxjerrjen e sekretit hetimor.

“Na la vetëm tre orë kohë për t’u njohur me aktet. Për tre orë ne duhet të shohim të gjitha provat. I kam kërkuar edhe gjyqtarit e prokurorit, qoftë Prokuroria apo Gjykata kanë shkelur kodin për nxjerrjen e sekretit hetimor. Dua të theksoj se kjo godina pas nuk është drejtësia e re, por departamenti i PR dhe propagandës së Edi Ramës. Sot kam kuptuar që veglat një përdorimshme të Ramës, që nga inceneratori i Tiranës, 5 D, që nga koncesionet që vjedhin çdo ditë paratë e shqiptarëve, sot i pamë të veshura në fytyrat e tyre. S’ka më asnjë shpresë për një sistem drejtësie të kapur, manipuluar dhe kriminalë.

Nuk flas farë për zotin Meta. Në mënyrë të qëllimshme na kanë futur në një sallë. Kjo shkelë rregullat. Asnjë nga nuk është i akuzuar, por jemi të dyshuar.”, tha Kryemadhi.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH