Politikë

" Himariotët s'janë budallenj", GJKKO merr vendimin për Belerin, ai nuk i ndal akuzat: Rama do të më mbajë në burg...

Shkruar nga Liberale

" Himariotët s'janë budallenj", GJKKO merr vendimin

Trupi gjykues i GJKKO është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me Fredi Belerin. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për Belerin.

Mësohet se në dëshminë e tij në gjykatë Beleri ka deklaruar se SPAK dhe Policia e Shtetit janë të ndikuar nga politika.

“Kërkoj drejtësi nga gjykata edhe pse e di që jam në presion të madh politik, por ky nuk është problemi im. SPAK po gënjen, e kuptoj që është urdhër politik, por trupi gjykues duhet gjykues.

Për asnjë të pandehur tjetër për të njëjtën vepër penale që akuzohen edhe unë nuk është kërkuar nga SPAK një dënim kaq i lartë, 2.6 vite burg por vetëm me shërbim prove”, ka thënë ai.

Pjesë nga biseda:

Beleri: Keni rrëzuar çdo kërkesë, me keni privuar nga e drejta e betimit. Nuk e sollët dëshmitarin e duhur, atq që sollët, e pyetet për rrobat, jo për përgjimet.

Keni kundërshtuar dëshminë e penalitetit. Nga dita e parë deri më sot është një ccështje politike. Keni shkelur parimin e prezumimit të pafajsisë dhe barazinë para ligjit

Erion Çela, gjyqtari relator, ndërhyri duke thënë:

Paraqisni fakte dhe çfarë i shërben këtij procedimi. Në ccdo seancë gjyqësore kapeni me gjyqtarë të veçantë për t’i anatemuat ata. Kërkesat e rrëzuara mund t’i ankimoni.

Fredi Beleri:

Prokurori kërciste stilolapsin në tavolinë.

Më ka bërë presion. SPAK kërkon të më dënojë përsa kohë i duhet Edi Ramës.Sajesa qesharake të pabazuara. Ky hetim tregon si manipulohrt procesi gjyqësor. Këto konkluzione nuk mund të merren parasysh nga trupa e gjykimit.

Fredi Beleri akuzohet për blerje votash dhe u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Kujtojmë se Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. 

Ai nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH