Globi

NGJARJE HISTORIKE/ Adolf Hitleri strehohet në bunkerin e tij nëntokësor

Shkruar nga Liberale

NGJARJE HISTORIKE/ Adolf Hitleri strehohet në bunkerin e tij

Fyhreri nazist, zhvendoset në bunkerin e tij nëntokësor në Berlin, ku ai qëndroi për 105 ditë deri kur kreu vetëvrasje.

Hitleri u vendos në rezidencën e Fuhrerbunker më 16 janar 1945 ku dhe kryesoi në shpërbërjen e shpejtë të Rajhut të tretë, ndërkohë që aleatët përparonin nga të dyja anët, si atë lindore dhe atë perëndimore.

Hitleri u tërhoq në bunker, pasi vendosi të qëndronte në kryeqytet për rrethimin e fundit të madh të luftës. I ndërtuan 17 metra nën kancelarinë e Rajhut, vendstrehimi përmbante 18 dhoma të vogla, dhe ishte plotësisht i vetë-mjaftueshëm, duke patur të gjitha furnizimet e duhura, madje edhe ujin e rrjedhshëm.

Ai doli prej andej në disa raste (një herë për të dekoruar një togë ushtarësh të rinj), teksa e kaloi shumicën e kohës duke menaxhuar atë që kishte mbetur nga forcat e tij mbrojtëse, së bashku me kolegët e tij nazistë Goering, Himmler dhe Ribbentrop. Vazhdimisht në anën e tij qëndronte bashkëshortja, Eva Braun, dhe qeni i tij, Blondi.

NGJARJE HISTORIKE/ Adolf Hitleri strehohet në bunkerin e tij

Jo më herët se prilli forcat sovjetike u futën në Berlin duke përparuar drejt qëndrës së qytetit ku dhe lokalizuan dhe Kancelarinë. Më 22 prill Hitleri pësoi atë që historianët më pas e quajtën krizë nervore,ndërkohë që po zhvillonte një nga konferencat ushtarake të tij duke e ditur se disfata ishte e pashmangshme dhe Gjermania po humbte luftën. Ai shprehu qëllimin për tu vetvrarë dhe më vonë i kërkoi doktorit Werner Haase ti rekomandonte një metodë të sigurtë vetvrasjeje. Haase i sugjeroi një kombinim midis një doze cianidi dhe një gjuajtje pistolete në kokë.

Ndërkohë më 28 prill Hitler mësoi se Heinrich Himmler kish qëllime negocimi në rrugë të pavarur për të bërë traktat paqeje.Hitleri i besoi vërtetësisë së këtij traktati dhe filloi të shfaqë shenja paranoje. Kështu ai nuk kishte më besim në ato kapsula. Për të verifikuar potencialin e tyre ai urdhëroi doktor Haasen ti provonte ato tek qeni i tij Blondi,i cili ngordhi duke treguar rezultatin.

Më 29 prill, Hitleri u martua me Evën në vendbanimin e tyre në bunker. Besnike deri në fund, ajo nuk pranoi të largohej nga bunkeri, edhe kur rusët qenë shumë pranë. Vetëm disa orë pasi u bashkuan në martesë, si Hitleri dhe Eva kryen vetëvrasje.

Të paralajmëruar nga oficerët se rusët ishin vetëm rreth një ditë nga parakalimi triumfal para kancelarisë, dhe duke i kërkuar të largoheshin për në Berchtesgarden, një qytezë e vogël në Alpet Bavareze ku Hitleri kishte një shtëpi, diktatori vendosi të qëndrojë dhe kryejë vetëvrasje.

Ai dhe gruaja e tij gëlltitën kapsulat me cianur (të cilat ishin testuar më parë për efikasitetin e tyre tek qeni i tij “i dashur”. Për t’u siguruar se do të vdiste, ai qëlloi veten me pistoletën e tij. /L.M/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH