Një sasi tritoli i është vendosur një lokali në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e fasadës së jashtme të lokalit.
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
“Në orët e para të mëngjesit, në Fushë-Krujë, janë dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit B. T” njofton policia.