Kronikë

Shpërthen në flakë kabina elektrike në hyrje të pallatit, shkak dyshohet…

Shkruar nga Liberale

Shpërthen në flakë kabina elektrike në hyrje të

Një kabinë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme, në hyrjen e një pallati në qytetin e Fierit. 

Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari”, duke alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit.

Bëhet me dije se ndërhyrja e këtyre të fundit ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga pamjet e siguruara dallohen qartë flakët e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara, teksa zjarrfikësit ndërhyjnë me shpejtësi për shuarjen e tyre.

Ndërkohë, dyshimet e para në lidhje me këtë janë për shkak të mbingarkesës në rrjet, por hetimet për ngjarjen janë ende aktive.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH