Kronikë

Sarandë/ 15-vjeçari qëllon me grusht babain dhe gjyshen

Shkruar nga Liberale

Sarandë/ 15-vjeçari qëllon me grusht babain dhe gjyshen

Një 15-vjeçar në Sarandë është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe gjyshes së tij. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në ambientet familjare.

Sipas policisë, adoleshenti ka goditur me grushte dy familjarët, duke shkaktuar tension dhe ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat e rendit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Sarandës kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedurat ligjore për ngjarjen.

Autori është banues në lagjen nr. 2 të qytetit dhe ndodhet nën hetim për veprën penale të “dhunës në familje”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH