Kronikë

Plagosje me thikë në Tiranë, policia në kërkim të autorit

Shkruar nga Liberale

Plagosje me thikë në Tiranë, policia në kërkim të

Një person është qëlluar me thikë mbrëmjen e sotme te rruga e “Dibrës” në Tiranë.

Policia rreth ngjarjes ka mundur të identifikojë të plagosurin.

Gentian Krasniqi është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta.

Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës, është goditur dyshohet me mjet prerës shtetasi G. K,  i cili ndodhet ne spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH