Kronikë

Plagosja e Ndue Prekës në Shkodër, identifikohet autori, ai është ...

Shkruar nga Liberale

Plagosja e Ndue Prekës në Shkodër, identifikohet autori, ai

Policia vendore e Shkodrës ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së shtetasit Ndue Preka, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 9 qershorit në lagjen “Mark Lula” në Shkodër.

Efektivët pas hetimeve të zhvilluara pas plagosjes së 30 vjeçarit kanë arritur që të zbulojnë identitetin e autorit të dyshuar i cili vijon në jetë në kërkim policor.

Kështu shtetasi i identifikuar si Klodian Guraleci i cili mban edhe mbiemrin e ndryshuar Krasniqi është personi që dyshohet si autori i plagosjes së 30 vjeçarit Ndue Preka. Shtetasi Klodian Guraleci është zona e Fushë Kuqes, thotë policia.

Kjo e fundit ka arritur që ta identifikoje pas kqyrjes së kamerave të sigurisë dhe informacioneve të marra në rrugë operative. Dyshohet se mes këtyre dy shtetasve ka patur një konflikt të mëparshëm që ka sjellë këtë ngjarje ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e këtij konflikti mes tyre.

Menjëherë pas plagosjes së 30 vjeçarit Ndue Preka rreth orës 22:30 të 9 qershorit në periferi të Shkodrës, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet paraprake duke arritur që të zbulojë autorin e dyshuar Klodian Guraleci. Uniformat blu vijojnë punën për gjetjen dhe kapjen e të dyshuarit ndërsa janë ngritur grupe të shumta kontrolli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH