Kronikë

Plagosi 43-vjeçarin gjatë një SHERRI mes tyre, arrestohet një nga autorët në fshatin Luz i Vogël

Shkruar nga Liberale

Plagosi 43-vjeçarin gjatë një SHERRI mes tyre, arrestohet

Policia e Durrësit ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të plagosjes së 43-vjeçarit, gjatë konfliktit të ndodhur dje në fshatin Luz i Vogël.

Në pranga ra shtetasi E. D., 26 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Njoftimi i policisë:

Nga veprimet hetimore dyshohet se 26-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit V. T. dhe F. D. alias B. T., gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin E. D., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për arrestimin e dy personave të tjerë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH