Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme zonën e Lido Adrianos, pranë Ravenës në Itali. Përpara Bar Cristallo, një përplasje e dhunshme midis dy të huajve – një shqiptari dhe një maqedonasi – përfundoi me një sulm të rëndë me thikë.
Sipas autoriteteve, motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se xhelozia mund të ketë qenë shkaku kryesor. Shqiptari, i cili dyshohet të jetë në të pesëdhjetat, goditi me thikë disa herë 23-vjeçarin maqedonas, dhe më pas u largua nga vendngjarja me një motoçikletë.
I riu i plagosur u ndihmua menjëherë nga shërbimi emergjent 118, u intubua në vend dhe u transportua me helikopter drejt spitalit Bufalini në Cesena. Gjendja e tij raportohet të jetë shumë e rëndë.
Karabinierët dhe policia kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Ndërkohë, autori i dyshuar është në arrati, por burime të afërta me hetimin thonë se ai është një person i njohur për policinë dhe është në ndjekje intensive.