Kronikë

Ngjarja në Malësi të Madhe/ Njëri nga prej autorëve nip i Bardhok Pllanajt që u ekzekutua 4 vite më parë

Shkruar nga Liberale
Ngjarja në Malësi të Madhe/ Njëri nga prej autorëve nip

Policia mendon se Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanej (Planaj) janë dy autorët e sulmit me mbi 100 plumba që tmerroi dhe panikosi mbrëmjen e djeshme banorët e fshatit Gruemirë në Malësi të Madhe.

Për fat të mirë nga sulmi nuk pati viktima.

Mbrëmë në fshatin Gruemirë dy të rinjtë, të moshës 22 dhe 27 vjeç kishin shkuar për të vjedhur, por janë pikasur nga tre banorë të fshatit, me të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Bëhet me dije se njëri prej autorëve të shpallur në kërkim, Rivaldo Zmijanej Planaj është nip i Bardhok Planajt, i cili u ekzekutua me armë zjarri në vitin 2021 në Shkodër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH