Një 43-vjeçare në Vlorë është arrestuar pasi ka goditur me thikë babain e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen Z. N., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në banesën ku jeton së bashku me prindërit e saj, gjatë një konflikti në familje, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin K. Gj., 74 vjeç.
Sipas burimeve të policisë i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.