Kronikë

Leo Sadiku ndërroi jetë në QSUT, familjarët e 12-vjeçarit të ndjerë bëjnë kallëzim penal ndaj mjekëve të spitalit

Shkruar nga Liberale

Leo Sadiku ndërroi jetë në QSUT, familjarët e

Familjarët e Leo Sadikut, 12-vjeçari që ndërroi jetë në datën 8 janar në QSUT, kanë kallëzuar në penalisht mjekët e QSUT bëjnë me dije burime për News24.

Ata akuzojnë këta mjekë për neglizhencë, dhe mos trajtim siç duhet të djalit të tyre.

Nëna e Leo Sadikut, Roveta Sadiku, e cila më herët ka rrëfyer historinë e djalit të saj, ka përgenjështuar lajmet e publikuara në disa media, ku flitet për dhunë ndaj mjekes që ka trajtuar djalin e saj.

“Jam përballur me mjeken në QSUT, teksa kishim mbesën në spital. Kur e kam parë më janë errur sytë, dhe më është rikthyer e gjitha çfarë kishte ndodhur. I kam thënë se pse ma vrau djalin dhe i jam afruar. Aty me ka rënë të fikët. Ka pasur dëshmitar që nuk e kam dhunuar atë mjeke. Unë këtë çështje ia kam lënë drejtësisë dhe pres që për djalin tim 12-vjeçar, të bëhet drejtësi”, u shpreh ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH