Kronikë

Kush e nxorri në pritë Lulzim Vishën? Dyshimet e para për vrasjen e 48-vjeçarit: Autorët e qëlluan me silenciator

Shkruar nga Liberale

Kush e nxorri në pritë Lulzim Vishën? Dyshimet e para për

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me 48-vjeçarin Lulzim Visha, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Ai punonte si shpërndarës porosish për një kompani, dhe në momentin e ekzekutimit po lëvizte me makinën e kësaj kompanie, https://liberale.al/shqiperi/kronike/detaje-nga-vrasja-ne-tirane-ekzekutimi-i-48-vjecarit-dyshohet-p-i119870 Në automjet shihen xhamat e thyera por dhe shenjat e plumbave, teksa dyshohet se ai mund  të jetë qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës kanë deklaruar që nuk janë dëgjuar krisma.

Ndërkaq në vendngjarje janë gjetur plot 12 gëzhoja, gjë që tregon se autori ka dashur të sigurohet që viktima do të vdiste. Një tjetër dyshim është dhe ai që viktima mund të jetë nxjerrë në pritë, duke u futur në kurth.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH