Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Tiranën, pasi në Zall Mner, në rrugën “Shën Stefani”, është gjetur i pajetë brenda një automjeti shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz.
Viktima, i identifikuar si Lulzim Visha dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Tiranë/Informacion paraprak:
Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin.