Kronikë

Goditet rrjeti i trafikut të drogës nga Ekuadori drejt BE, 31 të arrestuar. Në operacion dhe autoritetet shqiptare

Shkruar nga Liberale

Goditet rrjeti i trafikut të drogës nga Ekuadori drejt BE, 31 të

Një rrjet i rëndësishëm i trafikut të drogës nga Ekuadori drejt Bashkimit Europian është goditur nga operacioni “La Pampa” nën koordinimin e EUROPOL me kontributin e Policisë së Shtetit dhe të SPAK dhe me zbatim nga Policia Kombëtare e Spanjës.

Ky operacion ndërkombëtar shënoi: 31 arrestime, në Spanjë dhe Ekuador, sekuestrimin e 25 automjeteve, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë cash në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestruara me një vlerë totale prej rreth 48 milionë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili shkruan se bashkëpunimi me EUROPOL dhe IINTERPOL është tregues i besueshmërisë së Policisë së Shtetit.

“Bashkëpunimi gjithmonë më i fortë dhe suksesshëm me agjencitë e bashkëpunimit policor, EUROPOL dhe INTERPOL, është tregues i qartë i besueshmërisë dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, cilësi tashmë të njohura dhe të vlerësuara edhe nga këto organizata partnere”, shkruan Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH