Kronikë

EMRAT/ Po trafikonin 3.5 kg kokainë dhe heroinë, arrestohen dy persona në Vlorë

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Po trafikonin 3.5 kg kokainë dhe heroinë, arrestohen dy persona

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin “VORTEX”, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas, Viktor Jaupaj dhe Kujtim Metaj.

Dy të arrestuarit dyshohet se transportonin lëndë narkotike.

Gjatë operacionit, u sekuestruan rreth 3.4 kg kokainë dhe 133 gramë heroinë, me vlerë rreth 810,000 euro.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale, me mbështetjen e inteligjencës informative, operacioni policor i koduar “VORTEX”. Transportonin sasi të lëndëve narkotike në Vlorë, për t’ua shitur shtetasve të tjerë që i shpërndanin në doza, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas Viktor Jaupaj dhe Kujtim  Metaj.

Sekuestrohen rreth 3.4 kilogramë kokainë dhe 133 gramë heroinë, me vlerë rreth 810 000 euro”, thuhet në njoftim. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH