Pasditen e sotme, në spitalin e Gjirokastrës është dërguar një 17-vjeçare pa shenje jete.
Dyshohet se ajo është vetëvarur në mjediset e shtëpisë.
"Rreth orës 17:00, në spitalin e Gjirokastrës është çuar nga babai i saj, pa shenja jete shtetasja E. M., 17 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17 vjeçarja është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.