Kronikë

Tiranë/ Humb jetën tragjikisht 50-vjeçarja, policia sqaron ngjarjen

Shkruar nga Liberale

Tiranë/ Humb jetën tragjikisht 50-vjeçarja, policia sqaron

Një 50-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë në banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Allaman Dervishi”. Sipas policisë shtetasja me iniciale K. M., është transportuar në spital, por nuk ka mundur dot të mbijetojë, dhe ka ndërruar jetë në spital

Njoftimi i policisë:

“Më datë 23.01.2024, në rrugën “Allaman Dervishi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës, shtetasja K. M., 50 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH