Aktualitet

Durrës/ Dhunon shokun e dhomës, policia i gjen kanabis në banesë, arrestohet 40-vjeçari

Shkruar nga Liberale.al

Durrës/ Dhunon shokun e dhomës, policia i gjen kanabis në

Policia e Durrësit ka arrestuar një 40-vjeçar, me inicialet E. B., i cili akuzohet për dy vepra penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Sipas policisë, E. B. dyshohet se ka dhunuar shokun e tij të dhomës, shtetasin A. Ll., në banesën ku jetonin së bashku. Gjatë kontrollit në banesë, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të lëndës narkotike kanabis si dhe fara të kësaj bime.

Ndërkohë, gjatë operacioneve të fundit, policia ka ndaluar edhe një tjetër person të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për M. L., 20 vjeç, banues në Vlorë. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

Liberale Newsroom

A është ministrja “Diella” antikushtetuese!

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
SHQIPENGLISH