Kronikë

Dyshohet se ngacmoi se*sualisht 15-vjeçarin, arrest me burg për 45-vjeçarin në Devoll

Shkruar nga Liberale

Dyshohet se ngacmoi se*sualisht 15-vjeçarin, arrest me burg për

Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 45-vjeçarin Aleks Ago, i arrestuar dy ditë më parë nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj një 15-vjeçari nga fshati Poloske i Devollit.

Ka qenë nëna e 15-vjeçarit ajo që ka denoncuar në polici rastin, sapo ka mësuar nga djali i saj për ngacmimin seksual nga 45-vjeçari.

Ago nuk ka pranuar akuzat në seancën gjyqësore, duke u shprehur se nuk ka pasur për asnjë moment qëllimin e ngacmimit seksual ndaj 15-vjeçarit. Megjithatë, gjykata ka pranuar kërkesën e organit të akuzës për të mbajtur në qeli deri në përfundim të hetimeve 45-vjeçarin nga fshati Kuç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH