Kronikë

Digjet kati i katërt i një pallati në Durrës, asfiksohen gjashtë persona

Shkruar nga Liberale

Digjet kati i katërt i një pallati në Durrës, asfiksohen

Një zjarr ka rënë këtë të diel në katin e katërt të një pallati në lagjen nr. 7 në qytetin e Durrësit.

Nga informacionet e para, raportohet se gjashtë persona kanë pësuar asfiksi nga tymi dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe shërbimit zjarrfikës, të cilët po punojnë për të shuar zjarrin dhe për të evakuuar banorët e pallatit.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH