Kronikë

Dalin FOTOT: Këta janë babë e bir që u konfliktuan në gjendje të dehur, i moshuari e qëlloi 37-vjeçarin me th*kë në zemër

Shkruar nga Liberale
Dalin FOTOT: Këta janë babë e bir që u konfliktuan në

Personat në foto janē babë e bir, përkatësisht  Hekuran Gjoni, 74 vjeç dhe Asim Gjoni 37 vjeç.

Dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, i moshuari ka goditur me thikë në zemër të birin. Si pasojë, 37-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Hekuran Gjoni pas ngjarjes u shoqërua në ambientet e komisariatit, ku pranoi krimin, teksa pritet të merret në pyetje për të zbuluar shkakun e sherrit.

Sipas informacioneve të para mësohet se babë e bir kanë qenë në gjendje të dehur në momentin e sherrit, ndërsa shkak dyshohet se janë bërë ngacmimet e të birit ndaj të atit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH