Kronikë

“Alien gjysmë njeri, gjysmë kafshë"/ Vetëvrasja e 27-vjeçares në Kamëz, avokati zbulon se sa vite burg mund të dënohet Altin Çoku

Shkruar nga Liberale

“Alien gjysmë njeri, gjysmë kafshë"/ Vetëvrasja e

Avokati Ermal Hamataj ka komentuar ngjarjen e rëndë të 27-vjeçares e cila vrau veten pasi personazhi i TikTok, Altin Çoku i publikoi një foto intime.

I ftuar në emisionin “Shqipëria, Live” avokati shprehet vetëvrasja e Sibela Abedinit është një ngjarje të rëndë dhe gjithashtu tregon se për veprim e bërë i dyshuari, Altin Çoku mund të marrë një dënim prej dy vitesh.

“Alien gjysmë njeri, gjysmë kafshë, Ajo nuk ka bërë vetëvrasje se doli kjo foto, por këtë fotot e ka nxjerrë një mostër si ky. Kush e ka nxjerrë këtë foton, më shumë e ka dëmtuar në psikozë fakti që e ka nxjerrë ky.

Ai rrezikon një dënim që nuk i kalon 4 vite burgim hiq edhe ditët e paraburgimit pas dy vitesh është në shtëpi ai. Shkaktim vetëvrasje, përthithen nga vepra më e rëndë dhe një dënim merr, vetëm në rast se nuk vërtetohet fakti që mund të kenë kontakt fizik dhe vrasje. Për dy vite është në shtëpi. Që është kokrra idiotit, jo çdo idiot është i papërgjegjshëm, edhe pse me kartelë nuk e shmang dot”, tha avokati.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH