Mario Përlleshaj përmes avokatit mbrojtës ka dorëzuar kërkesë në gjykatën e apelit për zëvendësim mase sigurimi.
Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi kërkesën e Mario Përlleshit për zëvendësim të masës.
14 vjeçari ndodhet në institutin për të mitur në Kavajë, ndërsa edhe në muajin dhjetor kundërshtoi masën e dhënë “arrest në burg”.
Më 17 dhjetor, Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi masën “arrest në burg” ndaj tij.
Martin Cani u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja.
Njoftimi:
Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me “Informacionin dy mujor për të miturin në konflikt me ligjin, ne lidhje me zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg” , ku përfaqësuesi ligjor i të miturit në konflikt me ligjin kërkoi “zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilësuese”, të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr…. akti, datë 23.01.2025, ka vendosur:
-Rrëzimin e kërkesës së të miturit në konflikt me ligjin “…”, me objekt zëvendësim mase sigurimi personal.
-Vijueshmërinë e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj të miturit në konflikt me ligjin “…”.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasin “…, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, zëvendësimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë të “arrest në shtëpi”.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 10.02.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi:
– Miratimin e vendimit nr…. akti, datë 23.01.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Tiranë, më 10.02.2025