Kronikë

Aksident me katër të plagosur në Fier, shoferi 'tapë' përplas makinën kokë më kokë me një tjetër (si është gjendja e të lënduarve)

Shkruar nga Liberale

Aksident me katër të plagosur në Fier, shoferi

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Fier teksa dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën. Raportohet se shoferi 26-vjeçar, drejtonte makinën në gjendje të dehur, dhe për pasojë ka shkaktuar aksidentin.

I riu me inicialet O.G. ka goditur automjetin me drejtues 22-vjeçarin me iniciale H. A. në fshatin Dukas dhe një automjet tjetër të parkuar në rrugë.

Policia njofton se është plagosur vetë 26-vjeçari dhe shoferi tjetër së bashku me dy pasagjerë. Të katërt ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen ka nisur hetimi, ndërkohë që pritet të merren në hetim shoferi.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH