Ekonomi

Gratë dhe vajzat në Shqipëri duan fëmijë, por pse lindin më pak?!

Shkruar nga Liberale

Gratë dhe vajzat në Shqipëri duan fëmijë, por pse

Gratë dhe vajzat në Shqipëri, kanë dëshirë të kenë fëmijë, por ekonomia duket se është pengesë kryesore.
Anketa të zhvilluara para gjashtë vitesh treguan se dëshirë për të pasur fëmijë në 100 gra ishte të paktën 250 fëmijë. Por sot pas gjashtë vitesh, anketat tregojnë se 100 gra në moshë riprodhimi lindën 121 fëmijë.

Problem kryesorë është mungesa e mbështetjeve të familjeve të reja. Një ndër arsyjet kryesore që çiftet po lindin më pak është pamundësia ekonomike. Sipas të dhënave të Eurostat, mbetemi vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë.

Edhe të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm, sidomos në Gjirokastër, Korçë dhe Berat.

Të dhënat e INSTAT, gjithashtu tregojnë se në vendin tonë në vitin 2024 lindën 22.425 bebe, 5% më pak se viti 2023.

Ndërkohë nga ana tjetër, ajo që vihet re është lindshmëria e lartë e grave dhe vajzave shqiptare, që jetojnë jashtë Shqipërisë.  Nga viti 2019-2023, rreth 40% e bonusit të bebes së vendosur që nga viti 2019, e kanë përfituar fëmijë të lindur jashtë territorit të Shqipërisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH