Aktualitet

Zyrtare: Hapet pika kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Shkruar nga Liberale.al

Zyrtare: Hapet pika kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë nisjes së fluturimeve dhe hyrje-daljeve ndërkombëtare në këtë aeroport të ri.

Sipas vendimit, pika kufitare do të shërbejë për qarkullimin ajror të qytetarëve dhe do të funksionojë sipas ligjit “Për kontrollin kufitar”. Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar katër ministri: Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt funksionalizimit të plotë të Aeroportit të Vlorës, i cili pritet të sjellë zhvillim ekonomik dhe rritje të turizmit në jug të vendit.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH