Një hotel në lagjen nr.4 në Sarandë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur vetëm para pak minutash, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë bashkiake ndodhen në vendngjarje.
Ndërkaq forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit në hotel.