Policia irlandeze apelon për ndihmë për gjetjen e 16-vjeçarit shqiptarë, i cili u pa për herë të fundit më 1 maj.
Njoftimi i plotë i policisë së Belfast-it:
Jemi të shqetësuar për Marvin Gjuzin, 16 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur. Ai është parë për herë të fundit duke ecur drejt Monagh Bypass në orën 13:00 më 01/05/2025. Nëse e keni parë Marvinin ose keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij, ju lutemi të kontaktoni 101 dhe të citoni referencën 1569 – 01/05/25.