Zbardhet plagosja në Korçë. Policia në një njoftim zyrtar ka sqaruar se Kostika Ruko i cili u paraqit në spital pasi ishte plagosur me thikë, është vetëdëmtuar pas një konflikti të ndodhur me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij.
Gjithashtu dyshohet se në momentin kur ka ndodhur ngjarja i riu ka qenë në gjendje të dehur.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku shtetasi Kostika Ruko, 29 vjeç, shkoi i dëmtuar me mjet prerës thikë, në spital, ju informojmë se:
“Nga e hetimet e kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Kostika Ruko, 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, ky shtetas është vetëdëmtuar me mjet prerës thikë dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën”.