Aktualitet

Vrau bashkëshorten në Tiranë/ DETAJET, si u zbulua nga policia 49-vjeçari palestinez

Shkruar nga Liberale

Vrau bashkëshorten në Tiranë/ DETAJET, si u zbulua nga policia

Policia ka mundur që të zbulojë autorin e dyshuar të vrasjes së 24-vjeçares palestineze në Tiranë, nëpërmjet një numri dhe një telefonate të kryer nga Gjermania.

Pasi kanë kontaktuar me pronaren e banesës, kjo e fundit ka treguar në polici se është kontaktuar nga një numër gjerman, dhe se çifti nuk ka dorëzuar pasaportat, por rezervimi i banesës është bërë me numrin gjerman.

Më pas kur janë paraqitur në banesë me datë 19 shkurt, ata i kanë thënë se pasaportat do ja japin në një moment të dytë për t’u regjistruar.

Pasi ka marrë këto të dhëna policia ka kontaktuar me oficerin e kontaktit në Gjermani, por numri nuk ka rezultuar të jetë i vetë 49 vjeçarit, por i një shtetasi tjetër gjerman.

Në bashkëpunim me autoritet Gjermane ky shtetas është kontaktuar dhe ka treguar se numrin e ka përdorur pikërisht 49 vjecari Fadi Alwan.

Më pas, policia pasi ka marrë pamjet në aeroportin e Rinasit, ia ka shfaqur pronares së banesës që kishim marrë me qira dhe kjo e fundit ka pohuar se dy personat janë pikërisht ata që kanë rezervuar banesën.

Mënyra se si është kryer vrasja, por edhe lëvizjet që ka bërë 49 vjecari, për të fshehur gjurmën dyshohet se gjithcka ka qënë e planifikuar.

Pas udhetimit në Athine, 49 vjecari ka ikir direkt për në Amsterdam të Holandës. Por pavarëisht se janë hapur kamerat e sigurisë atje autoritetet nuk kanë mundur që ta kapin.

Kontrollet nëprmjet kamerave të sigurisë po kryehen në Holandë pasi atje ai rezulton se nuk ka fluturuar me avion, por dyshohet se ka përdorur transportin publik për të shkuar në Gjermani. Autoritetet shqiptare  janë kontakt me ato gjermane dhe Interpol për të arrestuar të dyshuarin.

Nga të gjitha monitorimet e kamerave, 49 vjecari ka kryer cdo lëvizje i qetë dhe të kontrolluara, kjo ngre dyshimet se gjithcka ka qënë e planifikuar nga autori i dyshuar.

Për sa i përket motivit të paktën sipas autoriteteve shqiptare kemi të bëjmë me një krim për shkaqe pasioni.

Ata kanë qënë të martuar dhe prej disa vitesh jetonin më Mynih të Gjermanisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH