Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 30-vjeçares (shtetase e huaj) në Tiranë.
Trupi i pajetë i së resë u gjet rreth orës 12:55 në rrugën “Gjon Muzaka”, në banesën që ajo kishte marrë me qira prej disa ditësh në kryeqytet.
Burime bëjnë me dije se ishin pronarët e banesës ata që njoftuan policinë, pasi çifti kishte marrë banesën me qira dhe prej dy ditësh nuk ishin parë më.
Mësohet se prej 10 ditësh çifti i huaj jetonte në këtë banesë. Kur policia u fut në shtëpi gjeti trupin e gruas së pajetë me shenja thike në pjesën e barkut.
Ndërkohë, personi me të cilin ajo kishte marrë banesën me qira nuk është gjendur në banesë.
Aktualisht për policinë ai është autori i dyshuar. Dhe sipas të dhënave ende nuk dihet nga ishin me origjinë, por sipas fqinjëve janë dëgjuar duke folur në gjuhën arabe.
Burri në fjalë është shpallur në kërkim nga policia, por dyshohet se është larguar nga territori i vendit tonë.