Aktualitet

FOTO/ Aksi Korçë-Pogradec "pushtohet" nga mjegulla, vështirësi të shumta për drejtuesit e mjeteve

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Aksi Korçë-Pogradec "pushtohet" nga mjegulla,

Mjegulla e dendur ka përfshirë mëngjesin e kësaj të premteje aksin rrugor nacional Korçë – Maliq dhe drejt Pogradecit, duke sjellë kështu vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Si pasojë drejtuesit e automjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet e mundshme.

FOTO/ Aksi Korçë-Pogradec "pushtohet" nga mjegulla,

Ndërkohë, policia rrugore ka apeluar për kujdes të shtuar, veçanërisht në ngjitje të Qafë-Thanës, ku mjegulla është e pranishme dhe kthesat e shumta paraqesin rrezik për drejtuesit e mjeteve.

Të gjithë shoferët këshillohen të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të përdorin dritat e mjegullës për shmangien e aksidenteve. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH