Aktualitet

Lejoi ndërtimin e pallatit 14-katësh nga i vëllai/ GJKKO merr vendimin për ish-kryebashkiakun e Pogradecit

Shkruar nga Liberale

Lejoi ndërtimin e pallatit 14-katësh nga i vëllai/ GJKKO merr

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri u cilësua fajtor për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe Gjykata e Posacme e dënoi me 1 vit e gjashtë muaj burgim.

Gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe e vendosi ish të zgjedhurin vendor në shërbim prove për dy vite me radhë. Si dënim plotësues, gjykata i hoqi të drejtën të ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Me 1 vit e 4 muaj shërbim prove dhe heqje e së drejtës për të ushtruar funksuone publkike për 5 vite u dënuan edhe dy ish-zyratët Besmira Niko dhe Besjan Meço.

Kapri, sipas Prokurorisë së Posaçme në bashkpunim me dy zyrtarët e tij dyshohet se lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit 12 katësh të shoqërisë Gedi sh.p.k, ku ai vetë ka qenë adminstrator. Pasi fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie firmën e kaloi në emër të të vëllait.

Jo vetëm kaq. Pallati që ishte 12 katësh në lagjen nr 3 të Pogradecit, u bë dhe me 2 kate shtesë, pra 14 kate.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH