Politikë

Përfitojnë 730,430 pensionistë, Rama: Nga e hëna nis shpërndarja e bonusit të Pranverës

Shkruar nga Liberale

Përfitojnë 730,430 pensionistë, Rama: Nga e hëna nis

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga e hëna do të shpërndahet Bonusi i Pranverës për 730,430 pensionistë, brenda dhe jashtë vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama sqaron se ky bonus do të jetë i disponueshëm pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe në bankat e nivelit të dytë, duke ofruar një mbështetje të rëndësishme për ata që përfitojnë nga ky program.

“Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda a jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, shkruan kryeministri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH