Politikë

Ish-Zv.kryeministri Arben Ahmetaj regjistrohet për të votuar nga arratia për zgjedhjet e 11 majit

Shkruar nga Liberale

Ish-Zv.kryeministri Arben Ahmetaj regjistrohet për të votuar nga

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka fituar të drejtën për të votuar përmes postës për zgjedhjet e 11 majit.

Bëhet me dije se Ahmetajt i ka mbërritur sot në mëngjes një e-mail nga KQZ se u regjistrua me sukses si votues nga Zvicra, ndërsa ishte refuzuar dy herë. 

Ndërkohë, burime të Report Tv konfirmuan se Ahmetaj ishte refuzuar nga KQZ deri dje në mbrëmje, sepse nuk kishte vërtetuar saktë adresën e banimit, dhe kishte përdorur një dokument në emër të bashkëjetueses së tij.

Por megjithatë KQZ nuk ka dhënë detaje për rastin, duke sqaruar se këto detaje ndahen vetëm me zgjedhësin.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi më herët kishte deklaruar se Ahmetaj mund të votojë për sa kohë nuk ka ndalim. Celibashi konfirmoi se nëse nuk ka një vendim gjykate, ai mund të regjistrohet dhe kërkon një fletë votimi. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH