Politikë

Kërkoi lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë merr VENDIMIN për Ilir Metën!

Shkruar nga Liberale

Kërkoi lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë merr VENDIMIN për Ilir

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-Presidentit, Ilir Meta, i cili kishte kërkuar lirimin nga burgu, ku ndodhet prej datës 21 Tetor 2024.

Mësohet se togat e zeza kanë lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Apeli i GJKKO-së më 19 Nëntor 2024.

“Ne lidhje me interesimin tuaj per ceshtjen penale me nr. 60003-00073-00-2025, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimin nr.59 (87-2024-333) date 19.11.2024 te Gjykatës së Posaçme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Kujtojmë se Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Ndaj tij, Gjykata e Posaçme dhe Apelit të GJKKO kanë caktuar masën “arrestit në burg”, duke bërë që Presidenti i PL-së prej afro 4 muajsh të mbahet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet apo siç njihet ndryshe 313-ta.

Po ashtu edhe deputetja Monika Kryemadhi me masë sigurie “detyrim paraqitje”, ka depozituar rekurs duke e konsideruar si të paligjshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH