Tonet e larta përfshinë takimin mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Në fund të takimit të tensionuar, Trump i drejtohet drejtpërdrejt Zelenskyy-t:
“Problemi është se unë të kam fuqizuar që të jesh një njeri i fortë dhe nuk mendoj se do të ishe i tillë pa Shtetet e Bashkuara. Dhe populli yt është shumë i guximshëm. Por ose do të arrini një marrëveshje, ose ne largohemi, dhe nëse largohemi, do ta vazhdoni luftën vetë.
“Nuk mendoj se do të jetë e bukur, por do të luftoni vetë. Por ti nuk i ke kartat në dorë. Sapo të nënshkruajm marrëveshjen, do të jesh në një pozicion shumë më të mirë [me marrëveshjen], por nuk po tregon aspak mirënjohje dhe kjo nuk është diçka e bukur. Të jem i sinqertë.”
Më tej, Donald Trump i tha Zelensky-t gjatë takimit: “Ju po luani bixhoz me Luftën e Tretë Botërore, duhet të jeni mirënjohës”. Ai i tha gjithashtu presidentit ukrainas se duhet të bëjë një marrëveshje ose SHBA do të largohet.
“Ne po përpiqemi të zgjidhim një problem. Mos na tregoni se çfarë duhet të ndiejmë, sepse nuk jeni në gjendje ta diktoni atë saktësisht. Ju nuk jeni në gjendje të diktoni se çfarë do të ndjejnë ukrainasit”, tha Trump.
“Tani nuk je në një pozicion shumë të mirë. Nuk keni kartat kundër nesh, do iu fillojnë problemet që tani”, shtoi Trump.
HOLY SHIT! Trump tells President Zelensky he is gambling with World War III and Vance demands thanks.
I’m so ashamed of America— fuck you, Krasnov! pic.twitter.com/vzqfvbB3ft
— Outspoken™️ (@Out5p0ken) February 28, 2025