Politikë

"Të dielën do më keni në Eladha", Rama: Ja si duhet të veproni ju që nuk u është aprovuar regjistrimi për zgjedhjet

Shkruar nga Liberale

"Të dielën do më keni në Eladha", Rama: Ja si

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar takimin e radhës me emigrantët shqiptarë në Greqi, i cili do të jetë këtë të diel (02 mars).

Përmes një videomesazh në rrjetet sociale, kryeministri tregoi me detaje hapat që duhet të ndjekin ata shqiptar të cilëve nuk u është aprovuar aplikimi për tu regjistruar që të marrin pjesë në zgjedhje.

Rama: Do ta marrim atë emrin Albania dhe do ta vëmë aty te tryeza e Këshillit Europian dhe të jemi aty të barabartë mes të barabartësh përgjithmonë, jo më të poshtëruar, ky është fiksimi. Tani një porosi kam unë për shumëkënd në diasporë që nuk i është i ashtë aprovuar regjistrimi, në një pjesë të madhe i është bllokuar se e kanë vënë nga këtej kartën nga pjesa përpara, mirëpo regjistrimi kërkon vendosjen e adresës dhe karta nga pjesa e pasme ku është dhe adresa, në mënyrë që të marrë adresën platforma e KQZ. U morëm vesh?

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH