Politikë

KQZ miraton fondin vjetor për partitë politike, ja si do të ndahet ‘torta’ 3.5 milionë Euro

Shkruar nga Liberale

KQZ miraton fondin vjetor për partitë politike, ja si do të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi fondin vjetor nga buxheti i shtetit për partitë politike.

Nga 345 milion e 600 mijë lekë në total (3.5 milionë euro), pjesa më e madhe e ‘tortës’ shkon për partinë në pushtet, Partinë Socialiste me 151.494.783 lekë.

Pas PS-së, vlerën më të madhe të fondit, e merr partia më e madhe opozitare në vend, Partia Demokratike, konkretisht 106.661.181 lekë.

Pjesa tjetër ndahet mes Partisë së Lirisë, Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Dinjitet, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partisë Republikane, Partisë Agrare Ambientaliste, Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partisë Lëvizja e Legalitetit, Partisë Social Demokrate dhe Nismës Thurje.

KQZ miraton fondin vjetor për partitë politike, ja si do të

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH