Politikë

Monika Kryemadhi ankimon sekuestrimin e vilave në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Liberale

Monika Kryemadhi ankimon sekuestrimin e vilave në Gjykatën e

Deputetja Monika Kryemadhi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku ka ankimuar vendimin e GJKKO për sekuestrimin e vilës së saj dhe të nënës.

Mësohet se Kryemadhi me masë sigurie “detyrim paraqitje” ka depozituar rekurs duke e etiketuar masën si të paligjshme.

Ndaj saj rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. Ndërkohë, SPAK ka nisur edhe hetim pasuror për familjen e tyre.

Ndërkohë po sot në Gjykatën e Lartë shqyrtohet rekursi i ish-presidentit, Ilir Meta i cili kërkon lirimin nga qelia.

Ilir Meta mbahet i arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar, kërkon një masë më të butë sigurie, ku një ndër argumentet e theksuara në rekurs, lidhet më qenien e tij, drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH