Propozimi i PD për votim dhe numërim elektronik vetëm në Bashkinë Vorë dhe njësinë nr. 10 në Tiranë u miratua sot në Komisionin Rregullator u miratua nga PS dhe PD por jo nga Partia e Lirisë.
Kësisoj kemi një realitet të ri në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
Pasi u pranua nga Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, propozimi u miratua me 4 vota pro dhe një kundër.
Ishte vetëm përfaqësuesi i PL, Muharrem Çakaj që votoi kundër, sipas gazetares së Top Channel, Elda Menga.
“Duke marrë në konsideratë implementimin e procesit të votimit dhe numërimit elektronik, unë besoj se…nuk do të doja të ishte kështu në fakt, por besoj se KQZ dhe të gjithë ne duhet të marrë secili përgjegjësinë e vet, veçanërisht, Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve ka dështuar me sukses në implementinin e këtij procesi të rëndësishëm për palët, ishte një proces pilot i cili do të ofronte një garanci shtesë për palët, në mënyrë që të mund të zgjerohej ky proces. Vota ime në parim por edhe në brendësi është kundër, nuk besoj se duhet ti jepet më shansi këtij procesi me gjithë këto pasoja që ka sjellë”, tha Celibashi.